Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Xhavit Haliti, themelues i UÇK-së dhe politikan i njohur i PDK-së në Kosovë, ka folur për Euronews Albania këtë të enjte. Për moderatorin Thimi Samarxhiu, Haliti ka komentuar pjesëmarrjen e Dritan Goxhajt në UÇK, ku tha se pjesëmarrja e tij është shumë lehtë e verifikueshme.

“Pa uniformë ka qenë. Po ajo ka qenë periudha e demilitarizimit të UÇK-së, nuk ka qenë koha kur është luftuar. Unë nuk e di, nuk di vërtet, nuk i di nëpër beteja kush ka marrë pjesë. E kam parë në televizor që janë disa që kanë të drejtë me fol më shumë se sa që e dinë, por sidoqoftë është çështje që verifikohet.

A e di nën komandën e kujt ka qenë, le ta tregojë kë e ka pasur komandant, pastaj është e verifikueshme. Unë s’kam qenë eprori i tij, as s’kam biseduar me të para luftës.

Unë mendoj që zhurma për pagesat nuk është e drejtë. Nuk është e drejtë. Ata, për shembull, po e marr, megjithëse unë pyeta lidhur me Sinanin, që është shpallur heroi i kombit, por sidoqoftë heroi i Kosovës, dhe ka marrë pjesë në tre luftërat në Kosovë, Maqedoni, ku edhe ka lënë jetën, por dua të them që më tha dikush që bëhet fjalë për njëfarë Tahir Sinani nga Kukësi. Unë nuk jam i sigurt, se njoh, s’di kush është, por aq sa kam unë informatë, Tahir Sinani ka qenë.” – tha Sinani.

The post Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: