Makina merr para turmën e tifozëve meksikanë (VIDEO)

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një video ka tronditur ndjekësit në mediat sociale teksa tregon një automjet që merr para një turmë njerëzish në Meksikë gjatë festimeve për Kupën e Botës. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në vendpushimin e njohur turistik të Cabo San Lucas, pasi Meksika fitoi ndeshjen e Kupës së Botës të mërkurën në mbrëmje.

“Sipas informacioneve fillestare, automjeti ishte i rrethuar nga një grup personash dhe, për arsye që pritet të sqarohen nga autoritetet kompetente, ai kaloi përmes turmës, duke plagosur disa persona”, njoftoi bashkia.

Pamjet gjithashtu tregojnë të pranishmit që vrapojnë drejt mjetit i cili pas merr para disa persona përplaset me një shtyllë. Menjëherë ata vrapjnë duke nxjerrë pasagjerët nga mjeti dhe godasin shoferin.

The post Makina merr para turmën e tifozëve meksikanë (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: