KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër mblidhet në orën 11:00.  

Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 53 deputetë,  PDK-ja 22 deputetë, LDK-ja 18, ndërsa Aleanca 7 deputetë.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja, pritet të nisin procedurat për certifikimin e tyre dhe më pas bisedimet për formimin e institucioneve të reja.

The post KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: