Brazili përmbys Japoninë në frymën e fundit, Martinelli e çon në 1/8 e Botërorit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Brazili ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës, pasi mposhti Japoninë me një përmbysje dramatike 2-1, falë golit të Gabriel Martinellit në minutën e gjashtë shtesë.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti e nisi sfidën me vështirësi, pasi Japonia kaloi në avantazh në minutën e 29-të me Kaishu Sano, duke befasuar pesë herë kampionët e botës.

Në pjesën e dytë, Brazili rriti presionin dhe barazoi në minutën e 56-të me Casemiron, i cili realizoi me kokë pas një krosimi të Gabriel Magalhães.

Kur gjithçka po shkonte drejt kohës shtesë, Gabriel Martinelli u shndërrua në heroin e brazilianëve, duke shënuar golin e fitores në minutën e 96-të dhe duke i dhënë Brazilit një kualifikim dramatik për në fazën tjetër të turneut.

The post Brazili përmbys Japoninë në frymën e fundit, Martinelli e çon në 1/8 e Botërorit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: