Norvegjia ka siguruar një kualifikim historik në fazën e 16 në Botëror, duke mposhtur Bregun e Fildishtë me rezultat të ngushtë 2-1.
Kjo fitore është historike për Norvegjinë sepse është hera e parë që ekipi i tyre ka kaluar një fazë të eliminimit në një Botëror
Golat për skandinavët u shënuan nga Antonio Nusa në minutën e 39-të dhe ylli Erling Haaland, i cili vulosi fitoren në minutën e 86-të, pasi Amad Diallo kishte barazuar përkohësisht për afrikanët.
Ky triumf i madh e bën Norvegjinë shtetin e parë nga Evropa që siguron kalimin në fazën tjetër të këtij Botërori.
Në raundin e tetave të finales, norvegjezët do të përballen me një sfidë mjaft të vështirë, pasi do të matin forcat kundër pesë herë kampionëve të botës, Brazilit.
The post Norvegjia eliminon Bregun e Fildishtë appeared first on Euronews Albania.
