Ish-lojtari i kombëtares spanjolle, Santi Cazorla po tërhiqet nga futbolli në moshën 41 vjeç. Cazorla e bëri njoftimin me një postim në Instagram , duke i dhënë fund një karriere të suksesshme prej më shumë se dy dekadash.
“Ka histori që nuk mbarojnë… ato jetojnë përgjithmonë”, thuhej në postim. “Faleminderit për gjithçka”.
Cazorla kishte luajtur me klubin spanjoll të fëmijërisë Oviedo që nga viti 2023, duke e ndihmuar atë të ngjitej në divizionin e parë një sezon më parë. Klubi ra përsëri nga kategoria sezonin e kaluar.
Ai shkëlqeu me Villarrealin dhe Arsenalin, ku kontribuoi shumë nën drejtimin e trajnerit Arsene Wenger nga viti 2012 deri në vitin 2018. Me Spanjën fitoi Kampionatin Evropian të viteve 2008 dhe 2012.
Cazorla u përball me lëndime të rënda gjatë gjithë karrierës së tij, përfshirë një që e pengoi të luante kur Spanja fitoi Kupën e Botës në vitin 2010.
The post Santi Cazorla pensionohet nga futbolli në moshën 41-vjeçare appeared first on Euronews Albania.
