Nga finalizimi i marrëveshjes mungon ende kohë, por tendenca është e qartë, Jürgen Klopp do të jetë komisari i ri teknik i Gjermanisë.
Trajneri, i cili ka një kontratë afatgjatë me Red Bull, ka dalë mbrëmjen e kaluar zbuluar dhe ka thënë se ka negociata mes tij dhe Federatës Gjermane të Futbollit, e cila nëse do që gjithçka të finalizohet me sukses duhet që të diskutojë edhe me Red Bull-in.
“Gjithçka është përshpejtuar. Julian-i u largua dhe tani DFB po kërkon një pasues. Ata po bisedojnë me mua, por duhet që të bëjmë bisedime intensive pasi kemi shumë probleme. Gjithçka do të qartësohet në ditët në vazhdim pasi mua më duhet që të flas edhe me punëdhënësin tim aktual, Oliver Mintzlaff. Unë e di që ai e ka shumë për zemër futbollin gjerman dhe se për këtë motiv është i hapur që të diskutojë me mua”, tha Jürgen Klopp.
Mes të tjerash 59-vjeçari pranoi se ndihet gati për një sfidë të re. “Jam shplodhur mjaftueshëm dhe tani ndihem gati për një sfidë të re. Jam i karikuar në maksimum. Na pret një punë e madhe pasi kemi një detyrë të vështirë. Futbolli gjerman është në një udhëkryq të vërtetë dhe ne duhet që të bëjmë ndryshime rrënjësore”, paralajmëroi Klopp.
The post Klopp pranon bisedimet me Federatën Gjermane të Futbollit: Jam më shumë se i motivuar, futbolli gjerman është në udhëkryq! appeared first on Euronews Albania.
