Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të hënë në Gjakovë. Mësohet se si pasojë e aksidentit katër persona kanë mbetur të plagosur mes tyre edhe një fëmijë. Të plagosurit menjëherë janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës, QKUK.
Fëmija për shkak të plagëve të marra i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Drejtori i Klinikës së Emërgjencës, Naser Syla për mediat në Kosovë ka deklaruar se tre të lënduarit e tjerë janë në gjendje stabël por me lëndime të rënda.
“Janë kryer ekzaminimet e nevojshme. Njëri nga të lënduarit u dërgu në sallën operative nga kirurgjia e fëmijëve dhe anestezionit. Tre të tjerët janë duke i kompletuar ekzaminimet dhe konsultat e nevojshme në QE. Gjendja e tyre është stabile edhe pse me lëndime të rënda”, tha Syla.
The post Aksident në Gjakovë, plagosen 4 persona. I mituri i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale appeared first on Euronews Albania.
