Një fotografi e publikuar nga Presidenca e Turqisë gjatë Samitit të NATO-s në Ankara ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe mediave ndërkombëtare.
Në imazh shfaqen Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, teksa ecin dorë për dore gjatë takimit.
Fotografia është interpretuar nga shumë analistë si një sinjal simbolik i marrëdhënieve të afërta mes palëve dhe i peshës në rritje që Turqia po fiton brenda Aleancës Veri-Atlantike.
Gjatë samitit, Ankaraja pritet të luajë një rol kyç në diskutimet mbi sigurinë rajonale, forcimin e mbrojtjes kolektive dhe sfidat e reja me të cilat përballet NATO.
The post Erdogan dhe Rutte kapen dorë për dore në Samitin e NATO-s, fotoja merr vëmendje publike appeared first on Euronews Albania.
