Zelenskyy mbërrin në Turqi: Punë e rëndësishme na pret në Ankara

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka shpërndarë në “X’ pamjet nga moment i mbërritjes në Ankara. Ai shihet me bashkëshorten e tij teksa ulen nga avionic teksa në postim shkruan se punë e rëndësishme e pret në Ankara.

Zelenskyy shkruan se pret që samite të jetë i të fortë dhe produktiv. Ai renditi sistemet e mbrojtjes, raketat dhe licencat e prodhimit si prioritet për Ukrainën.

“Tani nevojiten vendime që do të sigurojnë mbrojtje më të madhe për popullin tonë, më shumë aftësi për mbrojtjen tonë dhe një bashkëpunim edhe më të fortë në fushën e sigurisë midis Ukrainës, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara”, tha Zelenskyy.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës. Sisteme të reja, raketa për to dhe çështja e licencave të prodhimit – të gjitha këto janë përparësia jonë. Jemi mirënjohës për të gjithë ata që po e ndihmojnë Ukrainën me hapa realë”, shtoi ai.

The post Zelenskyy mbërrin në Turqi: Punë e rëndësishme na pret në Ankara appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: