KQZ certifikon zgjedhjet në Kosovë, shpallet fituesi

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje me 47.13% ka fituar 53 vende. Partia Demokratike e Kosovës me 19.44% ka fituar 22 vende.

Lidhja Demokratike e Kosovës me 16.69% ka fituar 18 vende. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 6.74% ka fituar 7 vende.

Lista Serbe ka nxjerrë nëntë deputetë dhe KDTP-ja turke ka fituar dy ulëse, Vakat, IRDK, Nova Demokratska Stranka, Social Demokratka Unija, IRDK, PSA, Jedinska Goranska Partia, Partia Liberale Egjiptiane dhe Partia Rome e Bashkuar nga një.

Sa i përket Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kandidati për kryeministër i kësaj partie Ardian Gjini dhe kandidati për deputetet Daut Haradinaj, janë tërhequr nga mandati i deputetit duke u lënë vend Bekë Berishës dhe Burim Ramadanit.

The post KQZ certifikon zgjedhjet në Kosovë, shpallet fituesi appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: