Paralajmërimi i Polonisë për Putinin: E dimë çfarë po bën, mos e bëj

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaë Sikorski këtë të mërkurë nga margjinat e samitit të NATO-s në Ankara theksoi shqetësimet e vazhdueshme të Evropës në lidhje me luftën hibride nga Rusia.

“Rusia ka zhvilluar luftë hibride kundër nesh për vite me radhë. Perëndimi nuk e ka njohur këtë, mendoj se tani të gjithë e njohim”, tha Sikorski duke folur për CNN.

“Janë zjarrvënie, janë vrasje, është ndërhyrje në politikën tonë, është dezinformim masiv dhe terrorizëm shtetëror”, shtoi ai.

Polonia është paralajmëruar nga Shtetet e Bashkuara se presidenti rus, Vladimir Putin mund të vendosë të sulmojë Evropën në një mënyrë të kufizuar, ndoshta me dronë ose një formë tjetër të luftës hibride.

“Çfarëdo që të jetë, mesazhi ynë për Vladimir Putinin është: ne e dimë se çfarë po bën, mos e bëj”, tha ministri Sikorski.

The post Paralajmërimi i Polonisë për Putinin: E dimë çfarë po bën, mos e bëj appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: