Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se e ka pranuar ftesën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.
Ai tha se do të marrë pjesë në takim në lidhje me konstitumin e institucioneve.
Abdixhiku tha se LDK-ja qëndrimet i ka të qarta dhe nuk i ka ndryshuar ato.
“Unë sot kam marrë një letër për takim me kryetarin e LVV Albin Kurtin në formatin 1+1, këtë herë do të takohemi 2 me 2. Do t’i përgjigjem kësaj ftese. Besoj kohën e takimit do të aranzhojnë ekipet tona. Do ta bëjë publike që ky është komunikimi i parë që kemi pasur deri më tani. Do të ishte çmenduri politike nëse Kosova sërish shkon në zgjedhje”, tha Abdixhiku.
The post Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike appeared first on Euronews Albania.
