Gjermania arrin marrëveshje me SHBA-në për blerjen e raketave Tomahawk

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kancelari gjerman Friedrich Mertz tha sot se Gjermania ka arritur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për blerjen e raketave lundruese “Tomahawk” dhe vendosjen e tyre në territorin gjerman.

Mertz u tha parlamentarëve në Bundestag se marrëveshja u arrit gjatë takimit të tij me zyrtarët amerikanë në kuadër të samitit të NATO-s në Ankara, duke vlerësuar se takimi “i tejkaloi” pritjet e tij, raportoi Reuters.

“Kështu, po mbyllim një boshllëk strategjik kritik në mbrojtjen tonë, ndërsa në të njëjtën kohë po punojmë për zhvillimin e sistemeve tona evropiane dhe vendosjen e tyre në Evropë ”, tha Mertz.

Plani për të vendosur raketa me rreze të gjatë veprimi amerikane në Gjermani u vu më parë në pikëpyetje pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi në maj reduktimin e pranisë ushtarake amerikane në vend.

The post Gjermania arrin marrëveshje me SHBA-në për blerjen e raketave Tomahawk appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: