Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur konsultimet politike pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Kurti u ka dërguar këtë mëngjes ftesa për takim drejtuesve të tri partive opozitare parlamentare, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës.
Kabineti i Kurtit ka konfirmuar për Euronews Albania se ftesat janë dërguar një ditë pas certifikimit zyrtar të rezultateve zgjedhore.
Përmes këtyre takimeve, kreu i Vetëvendosjes synon të hapë dialogun për formimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 7 qershorit.
Sipas afateve kushtetuese, seanca inauguruese e legjislaturës së 11-të duhet të mbahet brenda 30 ditëve nga nisja e afatit, i cili ka filluar të llogaritet nga dita e mërkurë.
Në zgjedhjet e fundit, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka siguruar 53 mandate në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja 22 mandate, LDK-ja 18 mandate, ndërsa Aleanca 7 mandate.
The post Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja appeared first on Euronews Albania.
