Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza këtë të enjte ka konfirmuar se ka pranuar ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për një takim lidhur me përpjekjet për formimin e institucioneve të reja.

Takimi pritet të zhvillohet të zhvillohet të premten në orën 09:00. Ai theksoi se PDK-ja është e gatshme të marrë pjesë në takime politike, por nënvizoi se fokusi duhet të jetë tek prioritetet shtetërore dhe jo tek ndarja e posteve.

“Unë do të sillem në mënyrë të përgjegjshme dhe institucionale. Nuk jam kundër që të ketë takime, mirëpo para se të flasim për pozitat, e kam thënë dhe e ri përsëris se është tepër e rëndësishme të flasim për prioritetet, vizionin për të ardhmen, programin dhe adresimin e sfidave që i ka Kosova.

Nëse nuk ka dakordim për këto, nuk është qëllimi i PDK-së të ketë një numër të caktuar të ministrive, një kryetar Kuvendi, presidentin apo çfarëdo pozite tjetër”, deklaroi Hamza.

Ndër të tjera ai shtoi se adresimi i sfidave me të cilat përballet vendi duhet të jetë në qendër të çdo diskutimi për krijimin e institucioneve të reja.

The post Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: