Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit, pak ditë pasi të shpallë zgjedhjet parlamentare.
“Në cilësinë time si president i Republikës, duhet të shpall zgjedhjet parlamentare dhe më pas do të jap dorëheqjen pas disa ditësh”, tha Vuçiç në një intervistë për televizionin Pink TV.
Ai u shpreh se, nëse Partia Progresive Serbe në pushtet do të kërkojë që ai të jetë kandidat për kryeministër, atëherë nuk do të zhvillojë fushatë si president i vendit, por si një qytetar i zakonshëm.
“Dua të tregoj se mund të kem të njëjtat kushte si të gjithë të tjerët, të luftoj dhe të fitoj”, deklaroi Vuçiç.
I pyetur për mundësinë e një tjetër gare elektorale dhe nëse ndihet i lodhur, presidenti serb tha se do të ishte e pavërtetë të pretendonte se nuk është i lodhur, por gjithashtu nuk do të ishte e saktë të thoshte se i ka mbaruar energjia.
Vuçiç theksoi se fillimisht do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe më pas ato presidenciale.
The post Vuçiç tregon kur do ta lërë presidencën: Mund të kandidoj për kryeministër appeared first on Euronews Albania.
