Një pengmarrjeje në një supermarket në Gjermani përfundoi pa viktima pasi një arkëtare u mbajt peng nga një person për më shumë se 11 orë.
Kjo u bë falë ndërhyrjes së policisë që sulmoi ndërtesën në Berlin të shtunën në mëngjes. Autori i krimit u arrestua dhe arkëtarja u lirua. Sipas BILD, burri u neutralizua dhe u nxor me barelë.
Autori dhe arkëtarja njiheshin më parë me njëri-tjetrin. Ngjarja filloi të premten në mbrëmje kur burri hyri me forcë në ndërtesë.
Gruaja u dërgua në një vend të sigurt me shoqërimin e disa oficerëve të policisë dhe u largua nga dyqani. Sipas policisë, si viktima ashtu edhe autori kanë mbetur të plagosur.
The post 11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori appeared first on Euronews Albania.
