Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8 vendeve për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Bytyçi u shpreh se duje qenëse shtetet anëtarë kanë të drejtë të mbajnë qëndrime e kanë çorientuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Sipas tij ai do të mos shkëutet nga interësi që ka nga Moska por edhe të integrohet në BE. Ai theksoi se kjo e mban nën presion Serbinë dhe se vendimin e marrin vendet anëtarë të BE-së.

“Gjithmonë kemi diskutuar dhe kemi thënë se politika europiane nuk është e centralizuar, është e decentralizuar, sepse shtetet anëtare kanë të drejtë të mbajnë qëndrime të ndryshme nga vende të ndryshme dhe për pasojë vendimmarrja të jetë e bazuar në vullnetin e secilit vend.

Pikërisht kjo gjë e ka çorientuar Aleksandër Vuçiç. Nëse do të kishte një vendimmarrës siç është presidenti Trump për Amerikën, për Aleksandër Vuçiç do të ishte shumë më lehtë sepse do të përcaktohej qartë pro ose kundër.

Por duke qenë se vendimmarrja është e tillë dhe në vullnetin e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, atëherë Vuçiç shpesh shpreson që të që të lundrojë, të serojë mes këtyre detrave dhe përfundimisht të mos shkëputet përfundimisht nga interesi për t’u integruar në BE dhe njëkohësisht të mosshkëputet përfundimisht nga interesi që ka me me Moskën dhe Rusinë.

Në këtë aspekt mendoj që është një gjë pozitive pasi e mban Serbinë nën presion, i jep Serbisë edhe një kulaç edhe kërbaç. Në rastin konkret kemi një kërbaç që japin tetë vende anëtare të Bashkimit Europian në Parlamentin Europian”, tha ai ndër të tjëra.

The post Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: