Hidhet shorti i Superiores, derbi Partizani-Tirana luhet në javën e 6-të

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Është hedhur këtë të hënë shorti për kalendarin e sezonit të ri të Superligës Shqiptare. Ceremonia u zhvillua në orën 11:00 në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku u përcaktuan përballjet e 10 skuadrave pjesëmarrëse në elitën e futbollit shqiptar.

Në Superiore rikthehen Skënderbeu dhe Laçi ndërsa pjesa tjetër e skuadrave përbëhet nga Egnatia, AF Elbasani, Vllaznia, Dinamo City, Partizani, Tirana, Vora dhe Teuta.

Sezoni i ri do të jetë edicioni i 88-të i kampionatit elitar shqiptar dhe është planifikuar të nisë më 22 gusht 2026, ndërsa do të përfundojë më 9 maj 2027.

Gjashtë ekipet e para do të luftojnë për titullin kampion, ndërsa katër skuadrat e fundit do të garojnë për mbijetesën.

Në “play-off” do të zhvillohen gjithsej 10 javë, ndërsa në “play-out” do të luhen 9 javë në total. Vendi i dhjetë do të bjerë direkt nga kategoria, ndërsa skuadra e renditur në vendin e nëntë do të luajë një finale “play-out” ndaj një ekipi të Kategorisë së Parë.

Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës do të zhvillohet në javën e gjashtë. Tirana dhe Partizani do të luajnë ndeshjet e tyre edhe në stadiumin “Air Albania”, ndërsa Dinamo City do ta zhvillojë sezonin në “Elbasan Arena”, njësoj si AF Elbasani.

Faza 1

Java 1

  • Partizani – Teuta
  • Laçi – AF Elbasani
  • Vllaznia – Skënderbeu
  • Dinamo – Vora
  • Egnatia – Tirana

Java 2

  • Teuta – Tirana
  • Vora – Egnatia
  • Skënderbeu – Dinamo
  • AF Elbasani – Vllaznia
  • Partizani – Laçi

Java 3

  • Laçi – Teuta
  • Vllaznia – Partizani
  • Dinamo – AF Elbasani
  • Egnatia – Skënderbeu
  • Tirana – Vora

Java 4

  • Teuta – Vora
  • Skënderbeu – Tirana
  • AF Elbasani – Egnatia
  • Partizani – Dinamo
  • Laçi – Vllaznia

Java 5

  • Vllaznia – Teuta
  • Dinamo – Laçi
  • Egnatia – Partizani
  • Tirana – AF Elbasani
  • Vora – Skënderbeu

Java 6

  • Teuta – Skënderbeu
  • AF Elbasani – Vora
  • Partizani – Tirana
  • Laçi – Egnatia
  • Vllaznia – Dinamo

Java 7

  • Dinamo – Teuta
  • Egnatia – Vllaznia
  • Tirana – Laçi
  • Vora – Partizani
  • Skënderbeu – AF Elbasani

Java 8

  • Teuta – AF Elbasani
  • Partizani – Skënderbeu
  • Laçi – Vora
  • Vllaznia – Tirana
  • Dinamo – Egnatia

Java 9

  • Egnatia – Teuta
  • Tirana – Dinamo
  • Vora – Vllaznia
  • Skënderbeu – Laçi
  • AF Elbasani – Partizani

The post Hidhet shorti i Superiores, derbi Partizani-Tirana luhet në javën e 6-të appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: