Kur Zidane heshti Spanjën dhe zgjati lamtumirën e tij

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Para ndeshjes Francë-Spanjë në Kupën e Botës 2006, mediat spanjolle ishin të bindura se ajo do të ishte ndeshja e fundit e Zinedine Zidane, madje Marca publikoi titullin: “Do ta nxjerrim në pension Zidanen”.

Megjithatë, legjenda franceze u kundërpërgjigj në fushë. Pas golit të David Villas për Spanjën, Franca përmbysi gjithçka me golat e Franck Ribéry, Patrick Vieira dhe vetë Zidane, duke fituar 3-1 dhe duke siguruar kualifikimin. Zidane vazhdoi shkëlqimin edhe ndaj Brazilit, ndërsa karriera e tij përfundoi vetëm në finalen ndaj Italisë, me kartonin e kuq pas incidentit me Marco Materazzin.

The post Kur Zidane heshti Spanjën dhe zgjati lamtumirën e tij appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: