Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së dielës në Bezzecca, në provincën e Trentos, në Itali.
Viktima është identifikuar si Renis Domi, i cili jetonte prej disa kohësh në Concesio. Sipas mediave italiane, 42-vjeçari po drejtonte një motoçikletë tip Yamaha R1 kur u përplas me një automjet Renault Clio, që drejtohej nga një grua 67-vjeçare, banore e Bezzeccës, e cila po merrte një kthesë.
Përplasja rezultoi fatale për Renis Domin, i cili ndërroi jetë në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesja e automjetit u transportua në Spitalin e Trentos në gjendje të rëndë. Në vendin e ngjarjes mbërritën shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

The post Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare appeared first on Euronews Albania.
