Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror Shteti.

“I urova z. Gashi suksese në ushtrimin e kësaj përgjegjësie të lartë shtetërore. Funksioni i Kryeprokurorit të Shtetit është një nga shtyllat kryesore të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së rendit kushtetues. Beteja kundër krimit të organizuar, korrupsionit, ndjekja e kriminelëve të luftës, dhunuesve dhe krimit të çfarëdo forme duhet të marrin përgjigje të prerë nga organi i akuzës.

Pres që Kryeprokurori Gashi, këtë detyrë ta ushtrojë me integritet të lartë profesional e moral, paanshmëri e guxim gjithnjë me përkushtim të lartë ndaj shtetit, qytetarëve, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës sonë”, ka shkuar Haxhiu në Facebook.

Organi i akuzës udhëhiqej me Ushtrues detyre për më shumë se 3 vite për shkak të refuzimit të ish-Presidentes, Vjosa Osmani për ta dekretuar Blerim Isufajn. Gashi do të ketë mandat 7-vjeçar si Kryeprokuror Shteti.

The post Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: