Një fenomen moti që u zhvillua me shpejtësi të madhe befasoi pushuesit në brigjet jugperëndimore të Francës, të cilët kërkonin “pak freski” nga temperaturat mbytëse. Brenda pak minutash, një re gjigante “përpiu” plazhin.
Një video e regjistruar në vijën bregdetare të qytetit Andai tregon plazhistët që ikin nga “ galerne”, një fenomen i dhunshëm moti i karakterizuar nga një rënie e shpejtë e temperaturës dhe erëra të forta.
Qindra turistë në bregdetin bask u panë duke kapur dërrasat e surfit dhe peshqirët e tyre, duke kërkuar strehim.
“Ishte si një tornado, papritmas, era u bë më e fortë dhe qielli u errësua. Kishim diell dhe pastaj, papritmas, u bë me re dhe mjegull “, tha një grua.
Nga ana e tij, një tjetër dëshmitar okular tha: “Ishte diçka imponuese, por në të njëjtën kohë shumë shqetësuese. Jemi mësuar të shohim “enbata” (emri vendas për fenomenin galerne) në plazh, por shkalla e asaj që përjetuam është ndryshe nga çdo gjë që kemi parë deri më sot.”
Pushuesit, të cilët deri në atë moment po përpiqeshin të freskoheshin nga nxehtësia 38 gradë Celsius, u përballën papritur me çadra “fluturuese”, stuhi rëre dhe një rënie të papritur të temperaturës me 11 gradë në vetëm gjashtë minuta.
I njëjti skenar u përsërit në Biarritz-in e njohur. Zona sapo kishte thyer rekordin e të gjitha kohërave për nxehtësinë, duke arritur në 42.9 gradë Celsius në fund të pasdites, kur një erë e fuqishme perëndimore e uli papritur temperaturën në 23 gradë brenda pak minutash.
Vlen të përmendet se fenomeni “galerne” ndodh në bregdetin bask kur masat e ftohta të ajrit nga Gjiri i Biskajës takohen me rryma më të ngrohta nga toka. Ky “përplasje” prodhon erëra të forta që mund të arrijnë deri në 95 kilometra në orë.
The post Nga 38 në 27 gradë në pak minuta, fenomeni “galerne” godet brigjet franceze! Stuhia e rërës shkakton panik te pushuesit (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

INFO – 

