Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, mbrëmjen e 14 korrikut.
Nën drejtimin e dirigjentit Facundo Agudin, me dirigjent kori Dritan Lumshin, publiku shqiptar do të ketë mundësi të ndjekë një vepër monumentale që i dha botës himnin universal të vëllazërisë dhe shpresës.
Për herë të parë në skenë do të interpretojnë Orkestra e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Orkestra e RTSH-së dhe solistët Eva Golemi, Vikena Kamenica, Amadi Lagha dhe Artur Vera.
Simfonia e 9-të e Beethoven-it vlerësohet një nga veprat më të mira të repertorit të gjithëve, edhe për mesazhin që ajo përcjell.
Finalja e kësaj simfonie konsiderohet si një nga momentet më të rëndësishme të muzikës, ku publiku do përjetojë nga afër një nga kryeveprat e pavdekshme të repertorit simfonik.
The post Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB appeared first on Euronews Albania.
