Anglia ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026 falë golit të Anthony Gordon në minutën e 55-të, pas një asisti nga Morgan Rogers.
Vetëm pak çaste pas golit, Djed Spence realizoi një ndërhyrje vendimtare në mbrojtje, duke ndalur Giuliano Simeone në një rast të rrezikshëm që mund të kishte sjellë barazimin.
Tre Luanët synojnë të sigurojnë një vend në finalen e Kupës së Botës për herë të parë që nga triumfi historik i vitit 1966. Fituesi i kësaj përballjeje do të ndeshet me Spanjën në finalen e madhe, pasi spanjollët eliminuan Francën në gjysmëfinalen tjetër
The post Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës appeared first on Euronews Albania.
