Katër deputetë grekë nën akuzë për abuzim me subvencionet evropiane

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Zyra e Prokurorit Evropian në Athinë ka ngritur akuza ndaj 22 të dyshuarve, përfshirë 4 deputetë, figura politike dhe ish-zyrtarë, në kuadër të një hetimi për mashtrim financiar të organizuar me menaxhimin e fondeve të agrikulturës.

Hetimet kanë zbuluar modele të shumta korrupsioni me subvencionet evropiane për bujqësinë, të financuara në bazë të aktit të Politikës së Përbashkët për Agrikulturën.

Nga provat e mbledhura, të pandehurit akuzohen për:

Ndërhyrje të paligjshme në procedurat administrative;

Manipulim të të dhënave pas kryerjes së kontrolleve të detyrueshme;

Ndërhyrje të paligjshme gjatë proceseve të inspektimit në terren;

Fshehje të konstatimeve gjatë inspektimeve; dhe

Vërtetime të rreme.

Nëse shpallen fajtorë, ata rrezikojnë të përballen me dënime deri në 5 vjet burg, si dhe me ndëshkime të tjera penale e financiare të parashikuara nga ligji grek.

Ndërkohë, akuzat ndaj 7 ligjvënësve të tjerë, aktualisht në detyrë, janë rrëzuar për shkak të mungesës së provave.

Më 24 prill të këtij viti, Parlamenti helen aprovoi kërkesën e kryeprokurores evropiane për heqjen e imunitetit parlamentar për 11 deputetë, duke i lejuar institucionit vijimin e hetimeve mbi shkeljet që dyshohet se janë kryer në vitin 2021.

The post Katër deputetë grekë nën akuzë për abuzim me subvencionet evropiane appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: