Herën e fundit që Lionel Messi (39 vjeç) u shfaq në listën e ngushtë prej tridhjetë lojtarësh për “Topin e Artë” ishte në vitin 2023.
Atë vit, ai e fitoi trofeun për herë të tetë në karrierën e tij të shkëlqyer, si shpërblim për fitoren e tij të parë me Argjentinën të Kupën e Botës, e arritur në nëntor 2022 në Katar.
Për shkak të transferimit të tij te Inter Miami, ku ai nënshkroi në korrik 2023, argjentinasi nuk u konsiderua për dy edicionet e fundit, të fituara nga Rodri në vitin 2024 dhe më pas nga Ousmane Dembélé në vitin 2025. Kjo pavarësisht fitores së Argjentinës në Copa America 2024.
Aktualisht, para finales të së dielës Spanjë-Argjentinë, kapiteni i Albilestëve, ka befasuar me perfomancën e tij. Ai jo vetëm është golashënuesi i mirë i Botërorit me 8 gola, jo vetëm ka udhëhequr Argjentinën, por Leo Messi është shpallur dhe katër herë “Lojtari më i mirë i ndeshjeve”.
Por këtyre, nëse do t’i shtojmë të dielën edhe trofuen e Kupës së Botës për herë të dytë radhazi, a mund ta përjashtojmë kandidaturën e yllit argjentinas nga fitimi i “Topit të Artë”, që do të ishte i nënti në karrierën e tij?…
The post Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë” appeared first on Euronews Albania.
