Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të publikohet data dhe ora e mbajtjes së seancës së parë konstituive të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.
Haxhiu tha se afati kushtetues për mbajtjen e kësaj seance është deri më 7 gusht, ndërsa ajo pritet të zhvillohet në fillim të muajit.
“Afati kushtetues është deri më 7 gusht dhe në fillim të gushtit do të ketë seancë konstituive. Javën e ardhshme ju premtoj që do ta dini ditën e saktë edhe orën e saktë. Dhe kjo është e rëndësishme edhe për deputetët që në seancën konstituive të jenë të gjithë, 120 deputetët, ashtu siç edhe thekson aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Haxhiu.
Ajo tha se nuk e ka përcaktuar ende datën, me qëllim që t’i lërë hapësirë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të vijuar negociatat me partitë politike për krijimin e institucioneve të reja dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.
The post Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht appeared first on Euronews Albania.
