Arbitrimi shqiptar vijon të marrë vlerësime në arenën ndërkombëtare, teksa UEFA ka caktuar një katërshe shqiptare për të drejtuar sfidën mes Alashkert dhe CFR Cluj, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të UEFA Conference League.
Në qendër të fushës do të jetë arbitri ndërkombëtar Eldorian Hamiti, i cili prej vitesh është pjesë e listës së FIFA-s. Asistentët e tij do të jenë Ilir Tartaraj dhe Ani Koçiaj, ndërsa arbitër i katërt është caktuar Erjon Bastari.
Ndeshja do të zhvillohet më 23 korrik në Jerevan të Armenisë dhe do të nisë në orën 17:00.
Katërshja shqiptare do të ketë përgjegjësinë për të administruar një sfidë që pritet të jetë mjaft e luftuar mes dy skuadrave me eksperiencë në garat europiane.
The post UEFA cakton një katërshe shqiptare për ndeshjen e Conference League appeared first on Euronews Albania.
