Lionel Messi nuk e përmbajti veten, u përlot. Superylli i Argjentinës dhe lideri i saj sapo kishte marrë medaljen e finalistit. Medaljen e argjendtë, që iu vendos në gjoks për paraqitjen e ekipit të tij në finalen e Kupës së Botës.
Messi dëgjoi stadiumin ta duartrokiste pa pushim, me tifozët argjentinas që e brohorisnin vazhdimisht.
Ai nuk arriti t’i përmbante emocionet. U përlot dhe shpërtheu në lot, të cilët sa vinin e bëheshin edhe më të shumtë.
Messi kishte shpërthyer në lot edhe pas kualifikimit të Argjentinës në ndeshjen ndaj Egjiptit. Atëherë ishin lot gëzimi, ndërsa këtë herë ishin lot zhgënjimi pas humbjes në finale.
The post Argjentina humbet finalen e Kupës së Botës! Messi nuk i përmban emocionet, shpërthen në lot teksa tifozët brohorasin emrin e tij (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.
