LIVE – Spanjë–Argjentinë pa gola pas 90 minutash, finalja e Botërorit shkon në shtesë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Finalja e madhe e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës është mbyllur në barazim pa gola pas 90 minutave të kohës së rregullt. Dueli i zhvilluar në stadiumin “MetLife” në New Jersey ka dhuruar emocione, por asnjë prej dy skuadrave nuk ka arritur të gjejë rrugën drejt rrjetës.

Spanja ka qenë skuadra që ka kontrolluar më shumë lojën gjatë gjithë sfidës, duke dominuar në statistika përballë kampiones në fuqi të Amerikës së Jugut. “La Roja” e ka mbajtur topin në 66% të kohës, kundrejt 34% të Argjentinës, ndërsa ka regjistruar 14 gjuajtje drejt portës, nga të cilat 9 në kuadrat.

Në krahun tjetër, Argjentina nuk ka regjistruar asnjë goditje në portën e mbrojtur nga portieri spanjoll, ndërsa ka pasur vetëm një goditje totale gjatë gjithë 90 minutave.

Spanja dominoi edhe në qarkullimin e topit, duke realizuar 569 pasime të sakta nga 633 tentativa (90%), ndërsa Argjentina realizoi 268 pasime të sakta nga 336 (80%).

Në aspektin mbrojtës, Argjentina u detyrua të punonte më shumë, me 16 largime topi nga zona e rrezikshme, ndërsa Spanja regjistroi 11. Portieri argjentinas ishte protagonisti kryesor i skuadrës së tij, duke realizuar 9 pritje gjatë sfidës.

Minutat shtesë sollën edhe një zhvillim të rëndësishëm. Në minutën e 93-të, Enzo Fernandez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj kundërshtarit dhe la Argjentinën me 10 lojtarë.

Tashmë, pas barazimit 0-0 në kohën e rregullt, finalja e Botërorit 2026 do të vendoset në minutat shtesë. Dy kombëtaret vijojnë betejën për trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror, me Messin dhe Yamal që kërkojnë kurorën e madhe.

Ndeshja minutë pas minuti

90+1′ – Akordohen 4 minuta shtesë në fundin e pjesës së dytë.

89′ – Rodri provon një goditje nga distanca, por topi përfundon shumë mbi portën e Emiliano Martínez.

87′ – Ferran Torres humbet një mundësi të mirë! Sulmuesi spanjoll godet menjëherë brenda zonës, por tentativa e tij kalon pranë shtyllës.

86′ – Statistikat e goditjeve në kuadrat: Spanja kryeson me 8 goditje të drejtuara në portë.

84′ – Faull për Spanjën. Enzo Fernandez ndërhyn në mënyrë të ashpër në dyluftimin për topin dhe arbitri ndal lojën.

82′ – Karton i verdhë për Enzo Fernandez. Mesfushori argjentinas ndëshkohet nga arbitri Slavko Vinçiç për protesta.

81′ – Giuliano Simeone ndëshkohet për faull gjatë një aksioni sulmues të Argjentinës.

81′ – Emiliano Martínez me një tjetër pritje fantastike! Aymeric Laporte godet me kokë pas një krosimi të saktë në zonë, por portieri argjentinas fluturon dhe ndalon topin pranë shtyllës së majtë.

78′ – Nico Williams tenton të dërgojë një pasim të ulët në zonë, por mbrojtja e Argjentinës ndërhyn dhe largon topin. Spanja fiton goditje nga këndi.

77′ – Pau Cubarsí provon goditjen nga jashtë zone, por Emiliano Martinez është në gatishmëri dhe e pret.

77′ – Pedri pranë golit! Mesfushori i Spanjës godet nga jashtë zone drejt këndit të poshtëm të majtë, por Emiliano Martinez bën një pritje të jashtëzakonshme dhe shpëton Argjentinën.

76′ – Leandro Paredes i shpëton ndëshkimit pas një ndërhyrjeje të fortë ndaj kundërshtarit. Arbitri vendos të mos japë karton.

75′ – Alex Baena lë fushën dhe zëvendësohet nga Nico Williams.

75′ – Dy zëvendësime te Spanja. Dani Olmo largohet dhe në vend të tij futet Mikel Merino.

70′ – Lionel Scaloni kryen një tjetër ndryshim. Rodrigo De Paul largohet dhe në fushë aktivizohet Giuliano Simeone.

70′ – Zëvendësim i detyruar te Argjentina. Cristian Gabriel Romero largohet i dëmtuar dhe në vend të tij futet Facundo Medina.

68′ – Arbitri Slavko Vinçiç ndal lojën për një pushim hidratimi.

67′ – Ferran Torres kërcen mbi mbrojtjen argjentinase dhe godet me kokë drejt qendrës së portës, por Emiliano Martínez reagon mirë dhe pret topin.

66′ – Alex Baena dërgon një krosim të rrezikshëm drejt zonës, por mbrojtja e Argjentinës ndërhyn dhe topi përfundon në goditje këndi për Spanjën.

65′ – Lamine Yamal dërgon një krosim në zonë, por mbrojtja argjentinase ndërhyn shpejt. Spanja fiton një tjetër goditje këndi.

64′ – Dani Olmo provon goditjen nga jashtë zone. Topi shkon drejt portës, por Emiliano Martínez e pret pa vështirësi. Spanja fiton një goditje nga këndi.

62′ – Faull për Spanjën. Nicolas Otamendi kryen një ndërhyrje të ashpër dhe arbitri ndalon lojën.

62′ – Një tjetër ndryshim te Spanja. Fabián Ruiz lë fushën dhe në vendin e tij futet Pedri.

62′ – Zëvendësim i dyfishtë për Spanjën. Luis de la Fuente largon Mikel Oyarzabal dhe aktivizon Ferran Torres.

61′ – Lamine Yamal ekzekuton goditjen e dënimit, por muri mbrojtës i Argjentinës bllokon goditjen.

60′ – Faull për Spanjën. Leandro Paredes rrëzon kundërshtarin dhe arbitri akordon goditje dënimi nga një pozicion i favorshëm për spanjollët.

58′ – Zëvendësim te Argjentina. Gonzalo Montiel largohet nga fusha dhe në vendin e tij aktivizohet Nahuel Molina.

56′ – Dani Olmo krijon hapësirë dhe tenton të dërgojë topin në zonë, por një mbrojtës argjentinas ndërhyn në momentin e duhur. Spanja fiton goditje nga këndi.

52′ – Karton i verdhë për Leandro Paredes. Mesfushori argjentinas ndëshkohet pas një ndërhyrjeje të parregullt.

51′ – Alex Baena ndërhyn në mënyrë të ashpër në dyluftim për topin dhe arbitri akordon faull për Argjentinën.

46′ – Mundësi për Spanjën! Alex Baena provon goditjen nga jashtë zone drejt këndit të poshtëm të djathtë, por tentativa e tij është e dobët dhe Emiliano Martinez e pret pa vështirësi.

46′ – Zëvendësim te Argjentina. Lionel Scaloni largon Nicolas Gonzalez dhe aktivizon Leandro Paredes.

46′ – Nis pjesa e dytë e finales. Arbitri Slavko Vinçiç jep sinjalin për rikthimin e lojtarëve në fushë dhe startin e 45 minutave të fundit.

45+5′ – Përfundon pjesa e parë. Arbitri vërshëllen për mbylljen e 45 minutave të para dhe lojtarët drejtohen në dhomat e zhveshjes. Spanja dhe Argjentina mbeten në barazim pa gola, 0-0.

45+3′ – Faull për Spanjën. Mikel Oyarzabal ndërhyn në mënyrë të pakujdesshme në dyluftim për topin

45′ – Akordohen 4 minuta shtesë në pjesën e parë.

44′ – Zëvendësim i detyruar për Argjentinën. Lisandro Martinez largohet nga fusha për shkak të një dëmtimi, ndërsa trajneri Lionel Scaloni aktivizon Nicolas Otamendin.

43′ – Marc Cucurella provon goditjen nga jashtë zone. Tentativa e tij kalon shumë pranë shtyllës së djathtë të portës së mbrojtur nga Emiliano Martinez.

41′ – Karton i verdhë për Lisandro Martinez. Mbrojtësi argjentinas ndëshkohet nga arbitri.

39′ – Rrezik për Spanjën! Mikel Oyarzabal depërton mes disa kundërshtarëve dhe godet ulët nga distanca drejt qendrës së portës, por Emiliano Martinez reagon shkëlqyeshëm dhe shpëton Argjentinën nga pësimi.

35′ – Marc Cucurella kapet në pozicion jashtë loje dhe aksioni i Spanjës ndërpritet.

31′ – Lamine Yamal tenton të gjejë Dani Olmon me një pasim në thellësi, por topi është shumë i fortë dhe aksioni humbet.

28′ – Faull me dorë nga Alexis Mac Allister. Arbitri Vinçiç ndalon lojën pasi mesfushori argjentinas prek topin me dorë.

25′ – Ndeshja ndërpritet për një pushim të shkurtër hidratimi, për shkak të temperaturave të larta.

24′ – Rodri mban kundërshtarin dhe arbitri Slavko Vinçiç akordon goditje dënimi për Argjentinën.

22′ – Edhe Nicolas Gonzalez del në pozicion jashtë loje, me arbitrin që konfirmon sinjalizimin e anësorit.

21′ – Mikel Oyarzabal kapet në pozicion jashtë loje dhe aksioni i Spanjës ndalet.

14′ – Alexis Mac Allistermerr një paralajmërim verbal pasi rrëzon një kundërshtar me ndërhyrje nga rrëshqitja. Arbitri Slavko Vinçiç vendos të mos nxjerrë karton.

8′ – Faull për Argjentinën. Lamine Yamal ndërhyn në mënyrë të rrezikshme ndaj kundërshtarit dhe arbitri ndal lojën, duke akorduar goditje dënimi.

5′ – Rast i mirë për Spanjën! Lamine Yamal merr një pasim brenda zonës dhe godet drejt portës, por tentativa e tij përfundon në duart e Emiliano Martinez, i cili pret pa vështirësi.

5′ – Argjentina tenton të godasë me një pasim të gjatë të Julian Alvarez, por portieri Unai Simón del në kohë dhe neutralizon rrezikun.

4′ – Faull në favor të Spanjës. Gonzalo Montiel tërheq kundërshtarin e tij.

2′ – Faull i Pedro Porros. Mbrojtësi i Spanjës ndërhyn në mënyrë të parregullt dhe arbitri Slavko Vinçiç akordon goditje dënimi për Argjentinën.

1′ – Futbollistët kanë zënë vendet e tyre në fushë dhe arbitri ka dhënë sinjalin e nisjes. Ndeshjen e ka nisur Argjentina me goditjen e parë nga qendra.

0′ – Drejtësinë në finalen e sotme do ta vendosë arbitri slloven Slavko Vinçiç.

0′ – Në stadium janë të pranishëm 80 663 tifozë për finalen e madhe.

Formacionet zyrtare:

Spanja: Unai Simon; Pedro Porro, Cubarsi, Laporte, Cucurella; Rodri, Fabian Ruiz; Lamine Yamal, Dani Olmo, Baena; Oyarzabal.

Trajner: Luis de la Fuente.

Argjentina: Emiliano Martinez; Montiel, Romero, Lisandro Martinez, Tagliafico; De Paul, Enzo Fernandez, Mac Allister; Nico Gonzalez; Lionel Messi, Julian Alvarez.

Trajner: Lionel Scaloni.

The post LIVE – Spanjë–Argjentinë pa gola pas 90 minutash, finalja e Botërorit shkon në shtesë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: