Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Dinamo City mori një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të raundit të dytë të UEFA Conference League, duke barazuar 1-1 në transfertë ndaj Aluminij në Slloveni.

Dinamo zhvilloi një paraqitje tepër pozitive në Slloveni ndërsa kaloi në avantazh në minutën e 15-të me Hekuran Berishën, i cili i shpëtoi bukur mbrojtjes kundërshtare dhe tundi rrjetën.

Në epërsi, Dinamo vijoi të luante më mirë dhe e administroi ndeshjen për pjesën më të madhe të saj, duke krijuar disa raste për gol. Por një pasim i gabuar i portierit Teqja i dha mundësinë vendasve të barazonin rezultatin në minutën e 84-t me anë të Vrbaneç.

Me këtë rezultat, kualifikimi për në turin e tretë të Conference League do të vendoset në ndeshjen e kthimit më 30 korrik, në stadiumin “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 21:00.

The post Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena” appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: