Trupat e pesë foshnjave të porsalindura janë gjetur mëngjesin e kësaj të marte në shtëpinë e një çifti në Orange, një qytet në rajonin Vaucluse të Francës juglindore.
Raportimet lokale bëjnë me dije se trupat janë gjetur brenda disa kutive kartoni nga babai i fëmijëve, pasi policia kishte vizituar shtëpinë e çiftit pas disa dyshimeve të ngritura që në lindjen e foshnjave.
Sipas burimeve të gazetës franceze Le Parisien, zbulimi i ngjarjes ka ardhur pasi gruaja, rreth 32 vjeç, ka lindur një fëmijë në spital të hënën në mbrëmje, pas një rasti të tretë të asaj që ajo e ka quajtur një shtatzëni “të mohuar”.
Për arsye ende të paqarta, sipas gazetës, spitali në Orange njoftoi autoritetet, të cilat më pas zbuluan trupat e pajetë në banesën e çiftit.
The post E rëndë në Francë, trupat e pajetë të pesë foshnjave gjenden në kuti kartoni brenda banesës së një çifti appeared first on Euronews Albania.
