Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës për frikësim të dëshmitarëve kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku.

Lushtaku, figurë e Partisë Demokratike të Kosovës, ishte i akuzuar në rastin “Drenica 1”, së bashku me shtatë persona të tjerë.

Kryetari i trupit gjykues, Leon Përlaska, deklaroi se gjatë procesit gjyqësor nuk u provua se të pandehurit kishin kryer veprat penale për të cilat akuzoheshin.

Sami Lushtaku akuzohej se kishte ushtruar presion ndaj dy dëshmitarëve për t’i detyruar të ndryshonin deklaratat e tyre gjatë periudhës 2013–2015, në procesin gjyqësor për rastin “Drenica”, që lidhej me krimet e luftës në Likoc të Drenicës.

The post Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: