Franca rrit numrin e efektivëve në kufirin me Spanjën pas hyrjes së emigrantëve në Ceuta

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunes, njoftoi këtë të premte se numri i policëve dhe xhandarëve të vendosur në kufirin me Spanjën do të rritet për shkak të fluksit masiv të emigrantëve nga Maroku në enklavën spanjolle të Ceutës.

Nëpërmjet një postimi në X, ai theksoi se përforcimet po trefishohen, me 184 oficerë policie të mobilizuar dhe mbikëqyrje të shtuar nga dronë.

“Nga nesër, e shtunë, ata do të pesëfishohen, duke e çuar kështu numrin e policëve dhe xhandarëve (të cilët vendosen në rast emergjence) në 334, përveç personelit që zakonisht mobilizohet”, vuri në dukje ai.

Ministri i Brendshëm francez tha gjithashtu se tre avionë të Rojës Kufitare do të përforcojnë operacionet në kufirin franko-spanjoll, ndërsa patrullimet në trenat që nisen nga Spanja do të intensifikohen.

Rreth 60 mijë migrantë, kryesisht shtetas marokenë, hynë me forcë në enklavën spanjolle në Afrikë të enjten, duke shënuar valën më të madhe të mbërritjeve të parregullta të regjistruar ndonjëherë në një territor të Bashkimit Evropian. Në vend të solidaritetit me Spanjën, disa vende të BE-së, mes tyre Italia, Finlanda dhe Danimarka, kritikuan qeverinë e kryeministrit Pedro Sanchez, duke e akuzuar se nuk ka arritur të mbrojë siç duhet kufijtë e jashtëm të Evropës.

The post Franca rrit numrin e efektivëve në kufirin me Spanjën pas hyrjes së emigrantëve në Ceuta appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: