Zyrtare, Mario Mitaj transferohet te Genoa

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Genoa CFC njofton se ka finalizuar me klubin Al-Ittihad transferimin, në formën e huazimit me opsion blerjeje, të të drejtave sportive të mbrojtësit të krahut Mario Mitaj.

I lindur më 6 gusht 2003 dhe i formuar në akademinë e AEK Athinës, Mitaj, i pajisur me dy pasaporta, ka kryer vizitat mjekësore në strukturat e CDS dhe vjen me një eksperiencë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.

Me Kombëtaren shqiptare ka regjistruar 32 paraqitje, duke qenë titullar në Kampionatin Evropian 2024. Në nivel klubesh, ku përfshihen skuadra si Lokomotiv Moska, ai numëron 142 ndeshje në kampionatet grek, rus dhe saudit, si edhe në kupat kombëtare e kompeticionet evropiane.

Në Arabinë Saudite, Mitaj ka fituar kampionatin dhe Kupën e Mbretit në sezonin 2024/25.

“Mario është një lojtar që bashkon dy karakteristika të rëndësishme: cilësinë teknike në ndërtimin e lojës dhe forcën mendore, e cila është thelbësore për Genoa-n. Mirë se erdhe, Mario”, tha Shefi i Futbollit i Genoa-s, Diego Lopez.

The post Zyrtare, Mario Mitaj transferohet te Genoa appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: