Policia e Kosovës ka njoftuar se organizata terroriste “Severna Brigada” dyshohet se ka kërcënuar me jetë zyrtarë komunalë në Zubin-Potok përmes rrjeteve sociale.
Sipas një raporti 24-orësh të Policisë, rasti është cilësuar si “kryerje e veprës penale terroriste”, ndërsa ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 28 korrik.
“Raportohet se nga organizata terroriste e ashtuquajtur ‘Severna Brigada’, përmes rrjetit social, janë kanosur me jetë zyrtarë institucionalë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është në hetim dhe po trajtohet nga njësitet përkatëse policore.
Qeveria e Kosovës në qershor të vitit 2023 i shpalli organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada), të cilat veprojnë në veri të vendit.
The post Organizata terroriste “Severna Brigada” kanos me jetë zyrtarët institucionalë në Zubin-Potok appeared first on Euronews Albania.
