Katy Perry ndez “Sunny Hill”, valvit flamurin e Kosovës në një spektakël magjik

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Edicioni i Sunny Hill Festival ka nisur në Bërnicë të Prishtinës, duke mbledhur mijëra adhurues të muzikës nga Kosova dhe vende të tjera.

Interesi i madh për festivalin ka shkaktuar mbrëmë edhe kolona të gjata automjetesh në rrugët që çojnë drejt hapësirës së festivalit.

Kulmi i natës së parë ishte performanca e superyllit botëror Katy Perry, e cila u ngjit në skenën kryesore rreth orës 22:30 dhe dhuroi një spektakël të shoqëruar me efekte vizuale, koreografi dhe kostume me tematikë hapësinore.

Artistja amerikane u shfaq e veshur si astronaute, ndërsa akrobatët në skenë i dorëzuan flamurin e Kosovës, një moment që u prit me entuziazëm nga publiku dhe u bë një nga skenat më të komentueshme të mbrëmjes.

Një përformancë e veçantë ishte teksa Katy Perry valvit flamurin e Kosovës, teksa një vajzë 10 vjeçare e quajtur Era ka realizuar ëndërren e saj duke kënduar me yllin botërore Katy Perry.

Para performancës së saj, atmosferën e ndezi këngëtarja shqiptare Dhurata Dora, e cila u prit me brohoritje nga publiku.

Festivali do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës me performanca të artistëve të njohur ndërkombëtarë, përfshirë Lewis Capaldi dhe Martin Garrix.

The post Katy Perry ndez “Sunny Hill”, valvit flamurin e Kosovës në një spektakël magjik appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: