Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i është rrëzuar kërkesa për lirim me kusht nga paraburgimi në Hagë.
Sipas raportimeve të Klan Kosovës, vendimi është marrë për shkak të vlerësimit se ekziston mundësia e arratisjes dhe rreziku që të cenohet procesi gjyqësor.
Thaçi kishte ofruar një garanci financiare prej 50 mijë eurosh, ndërsa ishte zotuar se do të respektonte një sërë kushtesh të vendosura për të garantuar mbarëvajtjen e procedurave.
Megjithatë, gjyqtari i çështjes, Christopher Gosnell, ka vendosur zgjatjen e masës së paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.
The post Hashim Thaçit i refuzohet kërkesa për lirim me kusht appeared first on Euronews Albania.
