“Kosova është Serbi”, Dennis Buzukja pritet me thirrje anti-shqiptare në UFC Beograd (VIDEO)

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Boksieri me origjinë shqiptare Dennis Buzukja u përball me thirrje anti-shqiptare nga një pjesë e tifozëve në tribune në eventin e UFC-së në Beograd.

Buzukja para ndeshjes teksa po hynte u prit nga publiku me thirrje fyese dhe slogane nacionaliste.

Mes tyre u dëgjuan edhe thirrjet: “Vrisni, vrisni shqiptarët”, “Kosova është Serbi”. Buzukja hyri në arenë duke mbajtur flamurin kuqezi.

Buzukja pas një dueli të fortë nuk arriti të siguronte fitoren ndaj Bogdan Grad i cili e mposhti boksierin shqiptar.

The post “Kosova është Serbi”, Dennis Buzukja pritet me thirrje anti-shqiptare në UFC Beograd (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: