Maran e la jashtë listës së Kombëtares, reagon Jasir Asani

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Jasir Asani ishte një nga befasitë e trajnerit Maran, pasi mëngjarashi nuk ishte pjesë e listës me 29 futbollistë të grumbulluar për 4 ndeshjet e kombëtares në Ligën e Kombeve.

Këtë Asani nuk e ka “kapërdirë” dot dhe ka reaguar në rrjetet sociale. Asani ka “ironizuar”, me dy postime të bëra.

“Po rri urtë, se e di veten. Historia nuk harrohet kurrë. Më mirë të mos flas më…”, shkruan Jasir Asani në rrjetet sociale.

The post Maran e la jashtë listës së Kombëtares, reagon Jasir Asani appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: