Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka publikuar listën me 29 lojtarët e grumbulluar për katër ndeshjet e para të UEFA Nations League, ku Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë, Finlandën dhe San Marinon, me këtë të fundit në dy takime.
Në listën e Maran bien në sy mungesa e Armando Brojës, ndërsa trajneri ka përfshirë dy lojtarë të rinj që marrin për herë të parë ftesën me ekipin kombëtar: mbrojtësin Samuele Sina dhe mesfushorin Sabah Kerjota.
Sina aktivizohet te Union Brescia, ndërsa Kerjota është pjesë e Hearts. Dy lojtarët do të kenë mundësinë të bëjnë debutimin e tyre me fanellën kuqezi në ndeshjet e Nations League.
Në skuadër rikthehen pas dëmtimeve Rey Manaj, Ernest Muçi dhe Marash Kumbulla. Gjithashtu, pjesë e grupit është edhe portieri Etrit Berisha, i cili rikthehet në Kombëtare.
Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:
Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani, Simon Simoni.
Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Klisman Cake, Samuele Sina, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo, Elseid Hysaj, Ivan Balliu.
Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Luis Hasa, Adrion Pajaziti, Arbër Hoxha, Taulant Seferi, Anis Mehmeti, Ernest Muçi, Sabah Kerjota.
Sulmues: Rey Manaj, Mirlind Daku, Myrto Uzuni, Cristian Shpendi.
Kombëtarja shqiptare do të nisë zyrtarisht grumbullimin të hënën, më 21 shtator, me skuadrën që do të zhvillojë përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit”.
Shqipëria do ta nisë aventurën e saj në Nations League me sfidat ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos, ndërsa më pas do të vijojnë përballjet e tjera të grupit ndaj Finlandës dhe San Marinos.
The post Maran shpall listën e Kombëtares për Nations League, mungon Broja! Kush janë dy debutuesit e rinj appeared first on Euronews Albania.
