Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria drejt anulimit të koncesionit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Ministria konfirmon se shkaku kryesor është mos përmbushja e kontratës për respektimin e afateve për përfundimin e një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore në vend.

Vetë ministri i Infrastrukturës Ene Karakaçi në një deklaratë për mediat në muajin qershor bëri të ditur se qeveria iu la afat 30 ditë dy shoqërive aksionere, Mabco Constructions të Behgjet Pacollit dhe “2A Group” të Valon Ademi për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre, në mënyrë që t’i hapet rrugë rinisjes së punimeve në Aeroportin e Vlorës.

Punimet në aeroport vazhdojnë të pezulluara, për shkak të konflikteve mes aksionerëve, që përfunduan në dyert e gjykatave. Me nisjen e kësaj procedure qeveria ka kaluar në fazën e radhës të mekanizmave kontraktorë për zgjidhjen e situatës së krijuar.

Punimet për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës nisën zyrtarisht në nëntor të vitit 2021. Sipas kontratës koncesionare dhe planit fillestar të investimit, aeroporti duhej të përfundonte brenda rreth tre viteve dhe të niste operimet gjatë vitit 2025.

gijotina.com/

The post Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria drejt anulimit të koncesionit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: