Niveli i Danubit shkakton krizë energjetike, hungarezët kufizojnë përdorimin e energjisë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kompanitë dhe familjet hungareze kanë ulur konsumin e energjisë këtë javë, pas një apeli të qeverisë për të lehtësuar presionin mbi rrjetin elektrik mes një thatësire të rëndë.

Budapesti po përgatitet për kulmin e valës së të nxehtit të mërkurën dhe të enjten, me temperatura që priten nga 40 deri në 42 gradë Celsius. Disa banorë që qëndrojnë në brigjet ranore të zhveshura të Danubit thanë se realiteti i ndryshimeve klimatike më në fund kishte filluar të shfaqej.

Nivelet e lumit e kanë detyruar Hungarinë të mbyllë kryesisht centralin e saj të vetëm bërthamor, i cili përdor ujërat e Danubit si ftohës, duke krijuar një krizë energjitike, duke e shtrirë kapacitetin e saj të furnizimit me energji deri në kufijtë e tij, me importet në rritje.

Termocentrali, shtylla kurrizore e rrjetit, mund të vazhdojë të funksionojë me pak mbi 10% të kapacitetit të tij për javë të tëra, në varësi të niveleve të lumit.

Kryeministri Peter Magyar ka falënderuar vazhdimisht kompanitë dhe familjet që kanë ulur vullnetarisht përdorimin e energjisë me 600 deri në 700 megavat çdo ditë në periudhën e konsumit maksimal midis orës 17:00 dhe 22:00, dhe shkroi në Facebook të mërkurën se ditë më kritike i presin.

“Vala e të nxehtit do të arrijë kulmin sot dhe nesër… kështu që shkurtimet vullnetare të konsumit të energjisë do të jenë veçanërisht të rëndësishme midis orës 17:00 dhe 22:00”, tha Magyar.

The post Niveli i Danubit shkakton krizë energjetike, hungarezët kufizojnë përdorimin e energjisë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: