Policia gjermane nis një hetim pas incidentit në aeroportin e Lajpcigut

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Policia gjermane ka nisur një hetim pasi Aeroporti i Lajpcigut/Halles pezulloi përkohësisht punën dhe devijoi fluturimet për shkak të vërejtjes së një mjeti të dyshimtë, i cili po fluturonte në zonë.

“Pak para mesnatës, një mjet i paidentifikuar fluturues u vërejt pranë Aeroportit Lajpcig/Halle, duke i detyruar disa aeroplanë, përfshirë një aeroplan me pasagjerë, të devijoheshin drejt aeroporteve të tjera”, tha Drejtoria e Policisë së Lajpcigut në një deklaratë të publikuar vonë më 4 gusht.

“Një objekt u zbulua gjithashtu në afërsi të pistës jugore dhe fillimisht u ekzaminua nga Policia Federale”, shtoi ajo.

Autoritetet thanë pista veriore e aeroportit rifilloi punën në orët e para të 5 gushtit, por pista jugore mbetet e mbyllur derisa policia vazhdon hetimet.

Agjencia Reuters citoi një burim më 5 gusht të ketë thënë se një aeroplan mallrash i kompanisë DHL u përplas në ajër me një mjet të panjohur pak pasi ishte ngritur nga Aeroporti Lajpcig/Halle, duke u detyruar të kryente ulje të menjëhershme dhe të paplanifikuar në Hanover.

The post Policia gjermane nis një hetim pas incidentit në aeroportin e Lajpcigut appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: