Mbi 25 mijë veta hyjnë nga Morina në vetëm 3 orë! Mijëra udhëtarë edhe në Portin e Durrësit dhe Vlorës

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Mijëra automjete nga Kosova po i drejtohen Shqipërisë, përmes pikës kufitare të Morinës për të kaluar një fundjavë kryesisht në qytetet bregdetare. Ky fluks i lartë, reflektohet pak më tutje nga kufiri, në rrugën e Kombit, ku nga Morina deri në pikën e pagesës së tarifës 5 euro, ngarkesa e automjeteve është e lartë.

Në pikën kufitare të Morinës po punohet me të gjitha sportelet në dispozicion. Të njëjtat masa janë marrë edhe në Pikën e Pagesës së Rrugës së Kombit. Nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 08:00, në Shqipëri kanë hyrë gati 25 mijë qytetarë të Kosovës dhe mbi 6 mijë e 200 automjete.

Fluksi i lëvizjeve pritet të rritet edhe më tej gjatë orëve në vijim, përfshirë edhe ditën e diel. Sipas të dhënave zyrtare, përgjatë muajit korrik në pikën kufitare të Morinës, janë përpunuar rreth 422 mijë udhëtarë dhe 130 mijë automjete.

Nga Brindisi i Italisë kanë mbërritur në Portin e Vlorës, mëngjesin e së shtunës, 818 udhëtarë dhe mbi 200 mjete. Ndërsa me tragetin e pasdites pritet të vijnë dhe 1 e 100 pasagjerë të tjerë. Fluksi i portit i ndje menjëherë dhe në qytet, ku trafiku është mjaft i rënduar. Në Portin e Vlorës janë përpunuar rreth 8 mijë pasagjerë dhe mbi 2 mijë autovetura, gjatë javës së parë të gushtit (1-7 gusht).

Mbi 6600 udhëtarë dhe 2100 automjete pritet të mbërrijnë gjatë ditës së sotme në Portin e Durrësit, në kulmin e sezonit turistik. Në 7 muajt e parë të viti nëpërmjet Portit të Durrësit kanë udhëtuar gati 350 mijë pasagjerë. Nga ky total 189 mijë kanë mbërritur në Shqipëri. Për të përballuar fluksin e lartë, kompanitë e lundrimit po operojnë me dyfishim të lundrimeve.

gijotina.com/

The post Mbi 25 mijë veta hyjnë nga Morina në vetëm 3 orë! Mijëra udhëtarë edhe në Portin e Durrësit dhe Vlorës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: