Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, i cili është edhe iniciues i Projektligjit për njohjen e Kosovës në Parlamentin e Ukrainës, tha se ka qenë gabim diplomatik deklarata e presidentit të Ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd se Ukraina nuk do ta ndryshojë qëndrimin për mosnjohje të pavarësisë së Kosovës.
Deputeti ukrainas në “X” publikoi deklaratën e Zelenskyt dhe fotografinë ku slogani “Free Ukraine është larguar”, duke iu referuar heqjes së tij nga Hoteli Grand në Prishtinë.
“Ky është një gabim diplomatik. Ukrainasit mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe ne besojmë se Ukraina duhet ta njohë shtetin. Unë do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës dhe përfundimisht Ukraina do ta njohë atë”, shkroi Goncharenko.
The post Deputeti i Ukrainës reagon për qëndrimin e Zelenskyt ndaj Kosovës: Gabim diplomatik! appeared first on Euronews Albania.
