Liverpooli ka arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Ronald Araujos në formë huazimi për një sezon, në një lëvizje që synon të forcojë mbrojtjen e skuadrës.
Mbrojtësi uruguaian pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore të dielën, ndërsa marrëveshja thuhet se përmban edhe opsionin e blerjes së tij në fund të sezonit.
Araujo, 27-vjeçar, ka regjistruar më shumë se 200 paraqitje me Barcelonën dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi La Ligën sezonin e kaluar. Megjithatë, ai startoi vetëm në 11 ndeshje të kampionatit.
Liverpooli ka pasur nevojë për përforcime në qendër të mbrojtjes pas largimit të Ibrahima Konatss drejt Real Madridit, ndërsa Joe Gomez dhe Giovanni Leoni janë të dëmtuar.
Edhe Jeremy Jacquet vazhdon të ketë probleme fizike dhe nuk ka luajtur ende në një ndeshje zyrtare që prej transferimit nga Rennes.
The post Liverpooli siguron Araujon në huazim nga Barcelona appeared first on Euronews Albania.
