Shqipëria merr masa për ndalimin e importit të mishit nga Brazili.
Aktualisht ka nisur puna për informimin e operatorëve në treg të cilët merren me import të mishit nga Brazili në Shqipëri.
Kjo masë ndaluese vjen si rezultat i një vendimi të marrë nga Bashkimi Europian.
Nga të dhënat rezulton se Brazili është furnizuesi kryesor me mish viçi, derri, lope dhe pule për Shqipërinë.
Ndërsa vendi ynë importon mish nga ferma braziliane të certifikuara nga Bashkimi Europian
Pas problematikave të hasura në tregjet europiane Komisioni Europian ka vendosur se nga 3 shtatori Brazili nuk do të mund të eksportojë më në tregun e BE-së kafshë për prodhim ushqimor dhe produkte si mish viçi, shpendë, apo vezë.
Ky vendim erdhi pasi produktet që vijnë nga ky vend nuk garantojnë respektimin e standardeve europiane për përdorimin e antimikrobikëve gjatë gjithë ciklit të jetës së kafshëve.
Rregullat e Bashkimit Europian ndalojnë përdorimin e antibiotikëve dhe substancave të tjera për rritjen e prodhimit në blegtori.
The post Shqipëria ndalon mishin nga Brazili, nga shtatori ndërpriten importet appeared first on GIJOTINA.
